Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën…

Shpërndaje

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për Kosovën. Lajmi është dhënë nga presidentja kosovare Vjosa Osmani në platformën X. 

Marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab muajin e kaluar, por është bërë e ditur të enjten.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, shkroi Osmani në platformën X.

Shpërndaje