Emigrantët mendojnë pensionin, Staka: Janë të interesuar, marrëveshja me Italinë është zgjidhje…

Shpërndaje

Periudha e verës është koha kur emigrantët kthehen nga jashtë, moment i përshtatshëm për plotësimin e kushteve për përfitimin e pensioneve. Drejtoresha e Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore në Shkodër, Violeta Staka thekson se ka një interesim të lartë nga emigrantët që janë të interesuar për blerjen e viteve të punës.

Ndërkohë, Staka thekson se marrëveshja me Italinë zgjidh një padrejtësi të qytetarëve që nuk përfitonin pension për shkak se i mungonin vitet minimale të kontributit në të dyja shtetet, Shqipëria e ka limitin 15 vite, ndërsa Italia 20 vite.

Vonesat e pagesave të kontributeve shoqërore në shumë raste vijnë edhe si pasojë e pamundësisë së qytetarëve për t’i paguar. Megjithatë, kjo është mënyra e vetme për të përfituar një pension të rregullt.

Shpërndaje