Emërohet prefekti i qarkut e Shkodër…

Shpërndaje

Majlinda Jubani Angoni është emëruar perfekte në qarkun e Shkodrës. Vendimi ka ardhur një ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ku mësohet se një nga pikat e diskutimit ka qenë edhe emërimi i përfektit të Shkodrës.

Vendi ka qenë vakant që pas shkarkimit që ministri Lleshaj i bëri Cesk Milljes në kohën e pandemisë.

Millje u shkarkua pasi qeveria ka pasur kritika për mënyrën se si ka funksionuar qyteti i Shkodrës në periudhën e pandemisë globale COVID-19, por që nuk janë reflektuar me një zgjidhje nga ana e pushtetit vendor.

Pas shkarkimit, në postin e tij u delegua Zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Shpërndaje