CEO i Tesla, Elon Musk njoftoi se tani është e mundur të blini automjete Tesla në SHBA me bitcoin.
Prodhuesi i automjeteve muajin e kaluar zbuloi se kishte blerë Bitcoin me vlerë 1.5 miliard dollarë dhe se së shpejti do të fillonte të pranonte kriptomonedhën më të njohur në botë si një formë pagese.
“Tani mund të blini një Tesla me Bitcoin”, shkroi në Teitter Musk, i cili u bë zyrtarisht “Technoking of Tesla” këtë muaj.
Një faqe mbështetëse në faqen e internetit të Tesla shpjegon se si klientët mund të paguajnë për një Tesla duke përdorur monedhën dixhitale. Automjetet elektrike të kompanisë zakonisht kushtojnë midis 37,990 $ dhe 124,000 $ para taksimit.
Njerëzit jashtë Sh.B.A do të jenë në gjendje të blejnë një Tesla me bitcoin “më vonë këtë vit”, tha Musk, pa specifikuar se cilat vende.
Në mënyrë që të pranojë pagesën, Musk tha se Tesla po përdor programe “të brendshëm” dhe “me burim të hapur”.
Ai shtoi se Tesla “operon direkt me nyjet e Bitcoin”. Nyjet janë kompjuterë në rrjetin e bitcoin që punojnë për të verifikuar transaksionet dhe për të shmangur shpenzimin e kriptomonedhës dy herë.
SCAN