Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin njëkohësisht drejtuese politike e PS në qarkun Shkodër, Elisa Spiropali ishte sot në Gjuhadol të Shkodrës.
Spiropali vizitoi banesën e Juli Cepit që ka përfituar nga mbështetjes së programit të Bonusit të Rijetësimit.
“Falë mbështetjes së programit të Bonusit të Rijetësimit, po vijon puna për restaurimin e banesës së Juli Cepit, një prej përfituesve të këtij programi”, theksoi Spiropali.
“Ajo do të kthejë pronën e kësaj familjeje, shtëpinë ku ka jetuar piktori i njohur shkodran Ndoc Gurashi, në një shërbim hotelerie me standarde bashkëkohore”, u shpreh Spiropali në një postim në rrjetet sociale.
Sipas saj, Gjuhadoli falë programit më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore pritet të marrë shkëlqimin e merituar edhe pas implementimit të këtij programi për vitin 2023.