“Eliona Shkreli: Rama dhe Rilindja, Këneta e Korrupsionit – Shkodra Do Të Japë Përgjigjen Më 11 Maj!”…

Shpërndaje

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kryetarja e PD Shkodër, Eliona Shkreli, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama pas vizitës së tij në Shkodër. Në një deklaratë të fortë, ajo e akuzon Ramën dhe qeverisjen e tij për korrupsion, bashkëpunim me krimin dhe diskriminim ndaj Shkodrës. Shkreli thekson se qyteti do t’i japë një përgjigje të qartë më 11 maj duke mbështetur “Aleancën për Shqipërinë Madhështore” dhe kandidatin e saj.

Reagimi i plotë:

Rama erdhi sot në Shkodër në takimin e rradhës dhe në mungesë të argumentave bindës pse duhet shkodranët të votojnë Rilindjen e krimit, u mor me kandidatët e opozitës!

I nderuar kryeministër në detyrë deri më 12 maj,

Në fakt këneta e moçalisur fillon tek Ju, që jeni i njohur botërisht për skandalet korruptive, që jeni i vetmi kryeministër në botë që ministrat e kabinetit Tuaj, i kanë bërë qelitë e burgut si shtëpitë e tyre.

Ju, kryeministër në detyrë deri në zgjedhje, jeni modeli i kënetës së moçalisur të pazareve Tuaja me mafian dhe krimin e organizuar vetëm për pushtet dhe për të mbajtur ‘zap’ një shtet të tërë sepse egoja e sëmurë të ka kaluar përtej delirit!

Këneta e moçalisur, është qeverisja Juaj me hajdutët Tuaj të pushtetshëm, të cilët kanë grabitur shqiptarët dhe Shqipërinë përmes tenderave dhe aferave korruptive. Ju, kryeministër në detyrë deri me 12 maj, kryesoni kënetën e zullumeve të të zgjedhurve Tuaj që këtë kënetën për të cilën flisni, e kanë zgjeruar aq shumë sa Shqipëria po ‘mbytet’ nga varfëria dhe mjerimi ku e keni katandisur që nga vitit 2013 e deri më sot!

Pjesë e kënetës Tuaj për të cilën flisni, është edhe ortaku Juaj, i deleguari Juaj politik, Beci i Spak-ut, i cili vazhdon të jetë nën hetim dhe me gjasa shumë shpejt do përfundojë aty ku e ka vëndin dhe ku Ju personalisht i keni çuar të gjithë të tjerët bashkë, për të shpëtuar “kokën” Tuaj, i keni bërë ‘mish për top’, por mirë e kanë përderisa ju nënshtrohen deri aty sa të humbasin lirinë dhe të shpërfytyrojnë qënien e tyre njerëzore.

Për këneta mos fol sepse këneta që Ju keni krijuar me të zgjedhurit Tuaj është fatkeqësia më e madhe e këtij shteti që nga epoka komuniste e paraardhësve Tuaj.

“Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka emra të nderuar, të familjeve të nderuara shkodrane e të trevave të tjera të Qarkut Shkodër. Asnjëri nga ato zonja e zotërinj nuk kanë bashkëpunuar kurrë me krimin dhe bandat sikurse Elisa dhe Benetiani Juaj vetëm për të grabitur pushtetin e pamerituar Tëndin e të hajdutëve të Tu!

Përpara se të merresh me kandidatët e nderuar të opozitës, jepi llogari Shkodrës për investitorët e tu strategjikë që kanë grabitur pronat në Rrjoll të Velipojës, jepi llogari Shkodrës pse në 12 vite nuk realizove autostradën Milot-Shkodër, jepi llogari Shkodrës për objektet që i keni shembur dhe akoma nuk keni dëmshpërblyer të dëmtuarit, jepi llogari Shkodrës për rrenat që i keni servirur Ju prej 12 vjetësh dhe Benetiani Yt si model mashtrimi prej 2 vitesh, jepi llogari Shkodrës për drejtoritë që ia ke hequr kryeqëndrës Veriore, Shkodrës dhe i ke transferuar në Lezhë, Tiranë e Rrëshen. Jepi llogari Shkodrës për rendin e sigurinë e munguar, jepi llogari Shkodrës për rrenën mbi terminalin e autobusëve, jepi llogari Shkodrës për varfërinë dhe mjerimin që i ke mbjellë në çdo fshat e qytet, jepi llogari Shkodrës për autostradat veriore që i ke bërë të gjitha me pagesë ndryshe nga ato të Jugut, jepi llogari Shkodrës për diskriminimin që i ke bërë prej 12 vitesh etj etj…

Se kush është këneta, do të t’a tregojë Shkodra me 11 Maj, kur Ti dhe Benetiani Yt do jeni humbësit e moçalit të zi që keni krijuar në Shkodër!

Shkodra voton “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”!

Fitorja fillon ng Shkodra✌️

Shkodra voton numrin 1

Shpërndaje