Ekzekutohet vëllai i personazhit të njohur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shpërndaje

Ekzekutohet në orët e para të mëngjesit vëllai i Talo Çelës në zonën e Bradasheshit, në Elbasan.

Viktimë e atentatit është shtetasi Bujar çela rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Mësohet se vëllai i Çelës, ky i fundit i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitjen e miliona eurove në Rinas, është vrarë sapo ka zbritur nga makina e tij, në hyrje të një lokali te rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Autorët, kanë qenë të maskuar dhe të armatosur dhe e kanë qëlluar për vdekje vëllanë e Çelës sapo ai ka zbritur nga makina.

Shpërndaje