“ES” quhet ekspozita që artisti Genti Tavanxhiu solli për herë në Shkodër në mjediset e Galerisë së Artave. Një ekspozitë e cila vjen natyrshëm për qytetin e tij përmes pavetëdijes dhe dosjes së memories që ka një artistist për lidhjen e tij me qytetin. Punimet e Tavanxhiut janë të përqndruara tek lirika mesdhetare por jo vetëm.
Punimi i fundit i Tavanxhiut lidhet me pandeminë por nuk arriti që ta sillte në këtë ekspozitë të tij në Shkodër. Pandemia ashtu si shumë artistëve të tjerë i shërbeu Tavanxhiut për të reflektuar mbi dosjen e personazheve dhe imazheve që çdo artist ka në kujtesë prej vitesh duke arritur që t’i hedh në telajo shumë prej tyre. Kjo ekspozitë shprehet autori nuk do kishte kuptim përveçse në qytetin e Shkodrës, qytet i cili e frymëzon artistin për shumë punime të tij.
Ndërthurja multiforme e shprehisë artistike, si skulptura në gur, dru, apo pikturat në letër dhe pëlhurë, janë boshti qëndror i kësaj ekspozite të Genti Tavanxhiut. Shpalosja e imazheve lehtëson te publiku leximin e qartë dhe pa ngurrim duke përkthyer një bote intime në lidhje të ngushtë me simbolikën e qytetit shkodran. Tavanxhiu këtë ekspozitë ia kushton artistit shkodran të përmasave ndërkombëtare Lin Delia.