Eksperti italian në OBSH: Koronavirusi zhduket për 2 minuta nëse plotësohen këto dy kushte

Shpërndaje

Ekspertët kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket rritjes së temperaturave dhe stinës së verës.

Për disa nuk do të ndryshojë asgjë për sa i përket përhapjes së koronavirus, për të tjerë mund të rrimë më të qetë.

Por gjërat i bën më të qartë Valter Ricardi, ekspert i organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe këshilltar i ministrit italian të shëndetësisë, Speranca. Sipas tij, i ngrohti dhe lagështira mund të zhdukin virusin.

Në një intervistë për La Stampa, Ricardi mbështetet tek një studim i 24 prillit të prezantuar nga nënsekretar për sigurinë e brendshme në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas këtij studimi, në një ambjent të mbyllur me një temperatura 24 gradë dhe me një lagështirë prej 20 për qind virusi mund të rezistojë në një sipërfaqe për 18 orë, ndërsa me 35 gradë dhe me 80 për qind lagështirë, jetëgjatësia e tij nuk është më shumë se një orë. Por nëse flasim për ambjent të hapur, në diell.

Mjafton një temperaturë prej 24 gradësh dhe i njëjti nivel lagështire që virusi të zhduket për dy minuta.

Gjithësesi nuk është e thënë se këtë verë virusi do të zhduket totalisht.

Ricardi u shpreh se virusi do të qarkullojë dhe duhet të vazhdojmë të respektojmë rregullat higjenike dhe distancimin social.

Por mund të jemi të bindur se do më e mira do të vijë
Për sa i përket faktit se pjesa më e madhe e infektimeve ndodh në familje dhe në azilet e të moshuarve por jo në vendet e punës ai saktëson se rreth 100 simulime të komitetit shkencor tregojën se rinisja në të njëjtën kohë e punës dhe aktiviteteve sociale do të sillte një rritje të frikshme të infektimeve.

Ai këshilllon se dhe në fazën 2 kur mund të takohen familjarët, gjithsesi duhen shmangur prekjet, të ruhet distanca dhe të mbahet maska.

Është e rëndësishme larja e duarve sapo hyjmë në shtëpi, dhe në një dhomë prej 30 metrash katrorë mirë është të mos qëndrojnë më shumë se katër persona.

Për sa i përket përdorimit të maskave, përfaqësuesi i Italisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë u shpreh, se është e pashmangshme nëse hymë në një ambjent të mbyllur dhe aty ku nuk mund të ruhet distancimi i sigurisë.

Ndërsa në rrugë ose gjatë shëtitjes nuk duhet por mirë është ta kemi gjithnjë me vete.

Shpërndaje