Eklent Kaçi ka bërë një turne të jashtezakonshëm në Las Vegas.
Turneu i zhvilluar në këtë shtet ishte për të shpallur një kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën e dhjetëshit. Kaçi mposhti në finale numrin një në botë, Francesco Ruiz Sanchez, me rezultatin 10-7, dhe u bë kampion bote për të dytën herë në “10-ball”.
Rrugëtimi i bilardistit kurbinas nuk ishte shumë i lehtë. Në çerekfinale Eklenti triumfoi kundër amerikanit Shane Van Boening, kurse në gjysmëfinale mposhti gjermanin Joshua Filler.
Një fitore mjaft e bukur e bilardistit shqiptar, me përmbysje ndaj spanjollit që konsiderohej favorit. Kështu, Kaçi shpallet kampion bote dhe arkëton edhe çmimin prej 60 mijë dollarësh./h.ll/abcnews.al