Pas Kukësit, kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë, e siguroi edhe Egnatia, pasi eliminoi Vllazninë, pas minutave shtesë.
Pas ndeshjes së parë të fituar minimalisht nga Egnatia, në ndeshjen e kthimit, shkodranët ia dolën të triumfojnë me të njëjtin rezultat në kohën e rregullt. Vendosi goli i shënuar nga Alivoda në pjesën e parë të takimit.
Në 30 minutat e shtesës, skuadra e Tetovës, ishte më e qartë, ndonëse luajtën me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Albano Aleksit.
Në minutën e 103-të, Montenegro barazoi shifrat me kokë, duke bërë që të pllakosë heshtja në stadium. Këtë barazim, Egnatia e mbrojti deri në fund, për të siguruar kualifikimin në finale, aty ku do të përballen me Kukësin, me verilindorët që eliminuan Tiranën.
Finalja e Kupës së Shqipërisë, do të luhet më 14 maj.