Edhe pas dy humbjeve, Vllaznia vuan dhe po tregon se ka disa probleme. Edhe vitin e kaluar pas startit të fuqishëm për disa javë pësoi një krizë rezultatesh që në fund e penalizuan për titullin teksa sot u ndal në barazim 1-1 ndaj Egnatias në transfertë.
Vendasit e nisën shumë ndeshjen duke ushtruar presion dhe vunë në vështirësi skuadrën e Brdariç me disa aksione të rrezikshme dhe në 15’, me një supergol të Besir Isenit kalojnë në avantazh.
Në 42’, Latifi rrëzohet në zone nga portieri Puja dhe vetëm pas verifikimit me VAR, arbitri akordon penalltinë të ekzekutuar pikërisht nga Latifi.
Pjesa e dytë nis sërish me vrull nga ekipi i Maganit që prek golin e dytë në 47’ kur Imeri godet traversën teksa minutat e mëpasshme flasin për Vllazninë.
Latifi ndërrohet në 76’ nga Brdariç dhe nuk reagon mirë kur del nga fusha ndërsa minutat e fundit pavarësisht dëshirësh, nuk ndryshon me Vllazninë që largohet vetëm me një pike nga përballja me Egnatian në Rrogozhinë.