Një gol në sekondën e 45- të startit të ndeshjes, duket se ka topitur Vllazninë në ndeshjen me Egnatian për Superligës në stadiumin e Rrogozhinës. Në aksionin e parë, vendasit kanë gjetur golin me anë të Lushkjes.
Edhe minutat në vijim, përgjithësisht kanë folur për Egnatian, ndërsa Vllaznis, sulmi më i mirë i Supërligës, nuk arriti të godasë asnjë herë të vetme portën e vendasve. Ndërkohë, rrogozhinasit patën mundësi të dyfishonin por rezultuan shpëtimtare ndërhyrjet e portierit Qarri.
Në pjesën e dytë, Vllaznia duket se kishte ndryshuar qasje. Futja e Kahremanoviç në mesfushë, duket se i dha tjetër ritëm kuqebluve. Për të ardhur në minutën e 56- të, kur pas një goditje këndi topin Gurishtës së goditur me kokë e të kthyer në lojë, e shtyn në fund të rrjetës Dodaj.
Gjithë ndeshja mbyllet në barazim, teksa duket se të dy ekipet janë të pakënaqura me nga një pikë. Vllaznia mbetet në krye, por janë për tu luajtur edhe 4 ndeshje të tjera për javën e 13- të të Superligës.