Edrit Çoka shpallet kampion në Taekwondo në Studenti Open 2025!…

Shpërndaje

Edrit Çoka, nxënës i Kampusit Maarif Shkodër, ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të Taekwondos Studenti Open 2025, duke u shpallur kampion mes 412 atletëve nga e gjithë Evropa. Me një performancë mbresëlënëse, ai siguroi medaljen e artë, duke treguar talent dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në sportin e tij.

Ky sukses vjen falë punës së palodhur dhe përgatitjes intensive nën drejtimin e trajnerit të tij, profesor Elion Puka, i cili ka luajtur një rol kyç në formimin dhe suksesin e Edritit.

Ky është vetëm fillimi për kampionin e ri, i cili tashmë synon sfida edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare./RealitetiPost/

Shpërndaje