Edona Bilali: Velipoja së shpejti me nënstacion të ri energjie elektrike…

Shpërndaje

Eshte miratuar ne mbledhjen e fundit te keshillit kombetare te territorit leja e ndertimit te nenstacionit te ri me vendodhje ne velipoje . lajmin e ka bere me dije Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali permes nje njoftimi ne fb

Miratuam sot në mbledhjen e KKT lejen e ndërtimit të infrastrukturës për objektin: “Ndërtimi i Nënstacionit të ri 110/35/20”, me vendndodhje në Velipojë, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH)” sh.a. .

Aktualisht, zona e Velipojës furnizohet nga N/Stacioni 35/6 kV, i cili furnizon me energji të gjithë zonën turistike të plazhit Velipojë dhe është ndërtuar në vitin 1992. Nënstacioni ka të instaluar dy transformatorë fuqie me fuqi 5.6MVA dhe 10 MVA dhe me tensione 35/6 kV.

Jo vetëm plazhi me vijën më të gjatë bregdetare të detit Adriatik, por edhe një zonë e rëndësishme për ekonominë e Shkodrës, ky investim plotëson kërkesat e operatorëve turistikë dhe vetë banorëve.

Bashkë me lidhjen me Shëngjinin nga njëra anë dhe Malin e Zi nga ana tjetër ky plazh pritet që të marrë një tjetër hov zhvillimi shkruan Bilali ne rrejtet sociale.

Shpërndaje