Edona Bilali mbledh të gjithë Drejtorët : Të gjithë nën vezhgim…

Shpërndaje

Të gjithë drejtorët rajonal të PS në Shkodër por edhe administrata janë nën vëzhgimin e partisë socialiste të Shkodrës dhe drejtueses politike të PS për qarkun Shkodër Edona Bilali, njëkohësh deputete e PS dhe ministre për Sipërmarrjen duke mos përjashtuar edhe ndryshime të tjera drejtorësh

Në një takim të zhvilluar me drejtorët rajonal në selinë e PS, drejtuesja politike Bilali ka një apel të qartë për drejtorët duke i bërë të ditur se në fokus do të jenë shërbimet për qytetarët dhe se bashkë me drejtorët mund të ketë ndryshime edhe në administratë në rast se ka probleme në dhënien e shërbimeve

Deputetja Bilali duke folur për mbledhjen e kaluar me sekretarin e përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri dhe sekretarin organizativ Blendi Klosi nuk mohoi debatet e zbardhura nga Star Plus duke thënë se çdo familje shqiptare debaton dhe aq më tepër PS që e cilëson familjen më të madhe të vendit

Deputetja Bilali u shpreh se këto mbledhje që po vijojnë janë në kuadër të riorganizimit të PS dhe strukturave drejtuese ndërsa deri në mesin e dhjetorit pritet që të zgjidhet edhe drejtuesi i ri i PS dega Shkodër

Deri në dhjetor kur PS Shkodër është në fazën e riorganizimit të saj do të ketë mbledhje intensive sepse përveç përzgjedhjes së strukturave drejtuese do të jenë edhe antarësimet e reja që do të bëhen si dhe sistemi digjital i antarësisë së PS Shkodër./StarPlus/

Shpërndaje