Te nderuar miq!
Ju bej te ditur se ne mbledhjen e organizuar mbreme nga Partia Socialiste Shkoder jam ngarkuar me detyrën e koordinatorit te fushatës elektorale te Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore te 14 majit per Bashkinë Shkodër! Falenderim i perzemert shkon per te deleguaren e kryesisë ne Qarkun e Shkodres, Ministren e Shtetit znj.Elisa Spiropali, Deputetet z. Agron Çela dhe z.Benet Beci dhe drejtuesve te Partisë Socialiste Shkodër per besimin e treguar ndaj meje!
E konsideroj ketë besim një përgjegjësi shume te madhe, pasi te koordinosh fushatën elektorale te një partie ne Shkodër, siç eshtë Partia Socialiste, qe aspiron fuqishëm kesaj here qe kandidatura e saj te fitoje postin drejtues te Bashkisë Shkodër, kërkon angazhim maksimal dhe vizion për te bere me te mirën e mundshme ne funksion te kesaj fitoreje!
Shkodra e ka te nevojshëm ndryshimin politik njëngjyrësh mbi 30 vjeçar aq sa ka te nevojshëm ajrin e pastër dhe dritën!
Ne bashkërisht, jemi shume te motivuar qe te punojmë pa u lodhur për ketë ndryshim, me te gjithë zgjedhësit ne qytetin e Shkodres dhe ne njësite administrative, nga Velipoja e deri ne Theth!
Do te bëjmë një fushate elektorale fituese, një fushate elektorale dinjitoze ku te shpalosen alternativa te besueshme për qytetaret e Shkodres.
Unë kam bindjen e plote se do te jemi me te bashkuar se kurre ne aleance te plote me qytetaret e Shkodres duke vazhduar nga Thethi ne Velipoje, suksesi eshte i sigurt dhe me afer se kurre!
Fitorja e kandidaturës se Partisë Socialiste për drejtimin e Bashkisë Shkodër, është para se gjithash fitore e te gjithë qytetareve te Shkodres, pa dallime partiake, pasi ne radhe te pare është një obligim madhor i forumeve drejtuese dhe Qeverise për te bere me te mirën për Shkodrën, për te realizuar për 4 vitet e ardhshme me tepër pune e investime, nga ç’është ndërtuar për 30 vite!
Ju ftoj te bashkoheni me ne, me fituesit dhe garantuesit e realizimit te projekteve madhore për zhvillimin e Shkoder Loces!
Me respekt e mirënjohje për te gjithë!
Edmond Ndou,koordinator i fushatës elektorale te PS për Bashkinë Shkodër!