Nga Edmond Ndou
Kush deshiron ndryshimin dhe zhvillimin e Shkodres, voton Benet Becin! Shkodra e ka te nevojshme ndryshimin e drejtimit te bashkisë me votën e 14 majit, aq sa ka te nevojshme ajrin dhe dritën! Kesaj radhe gara për realizimin e këtij ndryshimi i është besuar z.Benet Beci, njërit nder menaxheret me te suksesshëm te investimeve publike te tri dekadave te fundit ne vendin tone!
Detyra jone dhe e te gjithë atyre qe duan ndryshimin e Shkodres pas 32 viteve drejtimi politik një ngjyrësh, qe nuk i ka sjellur asgjë te dobishme Shkodres, është qe ta përkrahim fuqishëm Benet Becin për te fituar postin Kryebashkiakut te Shkodres. Me ketë nise ndryshimi i madh dhe i shumëpritur i Shkodres, për ti dhënë fund gjendjes vendnumëro te saj, stanjacionit e përdorimit politik skandaloz, dhe për ti hapur kështu rrugën një zhvillimi te shpejte, te gjithanshëm ekonomik e social qe garanton edhe fitimin e kohës se humbur! Larg pasioneve politike, emocioneve dhe militantizmit partiak, duhet ta pranojmë me koshience se Shkodra është shume larg asaj ku duhej te ishte dhe qe e meriton te jete! Dhe kjo ka ndodhur kryesisht për faktin se ka 32 vite qe Bashkia Shkodër drejtohet e dominohet nga pushteti njëngjyrësh partiak, pushtet i cili e ka shpërdoruar tmerrësisht votën e qytetareve shkodran!
Shkodra u vu ne krye ndryshimit te regjimit komunist (monist) 45 vjeçar, ndërkohë qe po ne Shkodër ai regjim u zëvendësua me pushtetin një partiak 32 vite me radhe, pra me një monizëm te ri! Ky është nder paradokset me te çuditshme gjate 32 viteve te sistemit demokratik ne vendin tone! Pikërisht ky monizëm i ri, nuk beri gjë tjetër veçse ia bllokoi Shkodres atë entuziazëm dhe besim qe çliroi ne vitet e para te demokracisë! Shkodra, qe duhej te ishte e para për ti prire zhvillimin te gjithanshëm te Shqipërisë, shpejt u kthye ne paterice e monizmit te pushtetit qe erdhi ne emër te se djathtës, por qe nuk arriti asnjëherë te krijoje një identitet te qarte! Për te mos ia hëngër hakun, identiteti qe krijoi ky fare pushteti ishte pengemarrja politike e Shkodres dhe shpërdorimi i vullnetit te qytetareve te Shkodres! Prandaj, për ti dhënë fund gjithë kesaj historie trishtuese prej 3 dekadave, është domosdoshmëri qe me 14 maj te votojmë ne shumice për Benet Becin, njeriun e pergjegjeshem, te afte dhe vizionar për ta drejtuar e realizuar ndryshimin e shpejt e pozitiv te Shkodres.
Benet Beci ka besimin plote te Qeverise Shqiptare dhe mbështetjen e saj te fuqishme për te realizuar ne Shkodër ato projekte me investime ne 4 vjet me shume se sa ç’jane realizuar ne 32 vjet! Benet Beci, si rralle ndonjë menaxher tjetër ne vendin tone, ka kredibilitet te larte tek donatoret dhe investitorët e huaj, qe do te thotë garanci për me shume investime te huaja ne Shkodër. Programi qe ka përgatitur Benet Beci për ta kthyer Shkodrën ne qendër rajonale te zhvillimit te turizmit, është i detajuar me projekte e financime te plota dhe me afate te miremenduara. Ky program është i specifikuar me lagje, zona, njësi administrative e sektorë, nga bregdeti i Velipojës dhe deri ne Thethin turistik.
Shkodra ka nevoje për një bashki qe e kthen ne kantier pune, pasi ka shume pune për tu bere, duke filluar qe me rinovimin e fasadave te pallateve qe sot te pushtojnë me zymtësi, për te vazhduar me ndërtimin e tregjeve te hapura me standarde bashkëkohore, te lulishteve, te rrugëve e trotuareve, infrastrukturës se zonave informale, për te vijuar me planin e ri te qarkullimit rrugor qe i jep fund rrëmujës se sotme te lëvizjes se automjeteve, këmbësoreve e biçikletave ne rrugët e qytetit.
Shkodra ka nevoje për një Bashki qe e don qytetin dhe i përkushtohet qytetit e territorit te saj deri ne njësinë administrative me te larget! Për te realizuar ndryshimin e Shkodres, ka aq shume pune, sa nuk ka kohe një dite për pushim, aq i domosdoshëm është zhvillimi i shpejte i këtij qyteti e rajoni. Benet Beci thekson ne takimet me qytetaret se zhvillimi i Shkodres duhet konsideruar sukses kombëtar! Ka plotësisht te drejte, pasi pa Shkodrën e zhvilluar nuk ka ecje te suksesshme zhvillimi i vendit! Dhe ai qe e garanton rrugën e këtij përparimi te Shkodres, e ka emrin Benet Beci!
E kemi ne dorën tone ta vendosim ketë dhe duhet ta vendosim, ndaj me vullnetin tone te lire ne votimet e 14 majit te votojmë për Benet Becin dhe tu japin kështu fund njëherë e mire 32 viteve tranzicioni te vështire ne Shkodër, e fillimin e një rrugëtimi te ri – rrugëtimi te sigurt qe e ben Shkodrën Zonja Shkodër! Kush voton për Benet Becin, ka votuar për Shkodrën Zonje!Mos te vonohemi me shume, se bëjmë krim ndaj vehtes sonë dhe familjeve tona!
Me Benet Becin per Shkodren pozitive