Edhe në kohë pandemie, Rilindja e gjen mënyrën për të vjedhur…

Shpërndaje

Nga Izmira Ulqinaku

Në 7 vite pushtet Edi Rama nuk bëri asnjë investim, me teorinë shkatërro për të vjedhur, ka larguar shqiptarët nga vendi, ka rrënuar totalisht ekonominë dhe po shuan çdo kollonë të historisë së vendit.

Ka gati 20 vite që të çmendurit i është rrënjosur shembja e Teatri Kombëtar. Ka më shumë se dy vite që hera herës dërgon argatët e vet Policinë e politizuar të Shtetit, të provokojë artistët dhe qytetarët mbrojtës të teatrit, për të arritur qëllimin e tij.

Sikurse e provoi dhe nuk ia doli vetë, tani ia kalon godinën historike Erion Veliajt i cili ska asnjë lidhje me qytetërimin dhe as me artin e kulturën, por lekun ka moto të jetës.

Piktori që e mban veten për artist, në vend që të ndërtojë godina të reja në shërbim të artit, kërkon të zhduk trashëgiminë kulturore.

Teatri Kombëtar mbart historinë shpirtërore të vendit tonë prandaj ne e mbrojmë me forcë tempullin e kolosëve të artit. Ne nuk jemi kundër ndërtimit të një teatri të ri, por jo të shembet godina historike.

E vetmja arsye për shembjen e Teatrit është afera korruptive dhe vjedhja haptas e 200 milionë eurove.
Edi Rama ka ardh në pushtet me vota të vjedhura, ka ardh në pushtet për të vjedhur dhe po ikën si kryeministri hajdut, mbështetës i krimit e i grupeve kriminale.

#KryeVirusiHajdutEdiRamaIk

Shpërndaje