Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka ashpërsuar tonet ndaj liderëve perëndimorë dhe NATO-s, që nuk vendosi për ndalimin e fluturimeve mbi Ukrainë dhe krijimin e një zone ndalim fluturimi, mes frikës se kjo do të sillte një përshkallëzim të konfliktit rus.
Në një video postuar në Twitter, pasi lajmëron shkatërrimin e plotë nga raketat ruse këtë të dielë të një aeroporti civil pranë Kievit, Presidenti thotë se, “ne jemi njerëz dhe është detyra juaj humanitare që të na mbroi ne, të mbroni njerëzit dhe ju mund ta bëni këtë”.
Reagimi i Presidentit Zelensky:
“Mbyllni hapësirën ajrore mbi Ukrainë, mbylleni për të gjitha raketat ruse, për avionët luftarakë rusë, për të gjithë këta terroristë. Krijoni një korridor humanitar ajror, pa raketa, pa bomba nga ajri. Ne jemi njerëz dhe është detyra juaj humanitare që të na mbroi ne, të mbroni njerëzit. Dhe ju mund ta bëni këtë. Nëse nuk do ta bëni këtë, nëse të paktën nuk do të na jepni ne avionë luftarakë që të mund të mbrojmë veten, mund të ketë vetëm një konkluzion për këtë: edhe ju dëshironi që ne të vritemi ngadalë. Kjo është gjithashtu përgjegjësi e të gjithë politikanëve të botës, liderëve perëndimorë, sot dhe përgjithmonë!”