
“Ecim për autizmin” ishte slogani i marshimit përgjatë pedonales së qytetit.
Përfaqësues të Bashkisë Shkodër dhe Zyrës Arsimore e vunë theksin tek funksionimi i institucioneve, por edhe bashkëpunimi me shoqërinë për tju gjendur sa më afër familjeve dhe këtyre përsonave në integrimin dhe shkollimin e tyre.
Me pankarta sensibilizuese në duar, vetë fëmijët ,prindëri, shkollat dhe qendrat e perkujdesit iu drejtuan shoqërisë e cila ende duke i thënë se autizmi flet, por ka nevojë për përkrahje.
Sot është Dita Botërore e Autizmit e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së tyre.
Fatkeqësisht, në Shkodër, ende dhjetëra familje vuajnë përkrahjen e institucioneve duke e patur më të vështirë paragjykimin, ndjekjen e terapive apo transportin ndaj këtyre fëmijëve.