Mirela Luli, mësuese në një nga gjimnazet e Kurbinit është ndarë nga jeta, mëngjesin e kësaj të mërkure. Lajmin e bëjnë me dije kolegët e saj, në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar.
Mësuese Mirela vitet e fundit të jetës dha kontributin e saj në gjimnazin” At Shtjefen Kurti” në Gorre të Kurbinit, ndërsa do të mbetet në kujtesën e mësuesve, prindërve dhe brezave të tërë nxënësish, si një qytetare e arsimtare e denjë.
“Ndahet nga jeta parakohe mësuese Mirela Luli. Vitet e fundit të jetës dha kontributin e saj në gjimnazin” At Shtjefen Kurti” në Gorre të ZVA Kurbin.
Mësuese Mirela do të mbetet në kujtesen e mësuesve, prindërve dhe brezave të tërë nxënësish, si një qytetare e denjë dhe mjaft e respektuar
DRAP Lezhë, u shpreh ngushellime të sinqerta familjes së Mirelës! U prehsh në paqe kolege! Të qoftë i lehtë dheu”, thuhet në njoftomin e kolegëve për Mirela Lulin.