E rëndë në Tiranë, 52 vjeçari me COVID 19 hidhet nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi, ndërron jetë…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku një person është hedhur nga kati i katërt i spitalit ‘Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar pasi ishte prekur nga koronavirusi. Për pasojë ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03 :10. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P.Gj.

Kujtojmë se pak kohë më parë dy pacientë me koronavirus i dhanë fund jetës në këtë spital, ndërsa u hodhën nga lartësia.

Rasti i parë është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, ku për pasojë ndërroi jetë.
Ndërkohë, që në 2 shtator Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i këtij spitali, vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje