Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku në rrethana ende të paqarta një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë është dërguar në spital në gjendje kome. Gazetari Senad Nikshqi raporton për ‘BalkanWeb’ se fëmija është gjetur i aksidentuar në afersi të urës se Bardhajve të njësisë Rrethina. Gazetari pohon se ende nuk dihet se kush janë prindërit e fëmijës apo te afermit.
Ka qenë drejtuesi i një mjeti tip ‘Benz’ që e ka dërguar në spital duke thënë se fëmijën e ka parë në rruge të aksidentuar dhe në gjendje të rëndë. Ndërkohë eshte njoftuar edhe policia e Shkodrës per ngjarjen.
Spitali kerkon qe te gjendet identiteti i prindërve. Aktualisht gjendja e fëmijës paraqitet kritike për jetën.