E rëndë në Angli, vritet me thikë 33 vjeçari nga Shkodra…

Shpërndaje

Një vrasje me thikë i ka marrë jetën shqiptarit 33-vjeçar Jetmir Pemaj.

Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe, në Harroë Street, Whitmore Reans, Wolverhampton.

Pas një sulmi me thikë, 33-vjeçari nuk i ka mbijetuar lëndimeve të marra dhe ka humbur jetën.

Sakaq, i plagosur ka mbetur dhe një 20-vjeçar.

Autor i vrasjes, akuzohet 24-vjeçari Lucious Winchester, nga Quinton, Birmingham.

“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë e gjithë familja dhe miqtë e tij”, ka qenë deklarata e familjes Pemaj.

Shpërndaje