E rëndë, burri digjet brenda makinës. Policia dyshon për vrasje

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Kosovë, Pejë, ku gjatë mëgjesit të së enjtes është djegur një person brenda në makinë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, mësohet se ngjarja ndodhi në fshatin Zahaq-Pejë, ku gjatë orëve të para të mëngjesit është njoftuar se një mjet po digjej.

Gjatë kohës që zjarrfikësit kanë qenë duke shuar zjarrin kanë konstatuar se brenda makinës ishte një person, që gjithashtu ishte karbonizuar nga flakët.

Grupet hetimore kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj. Ndërkohë, makina e djegur ka qenë pa targa.

Policia e Kosovës e ka cilësuar veprën penale “vrasje”. Ndërkohë mediat në Kosovë thonë se dyshohet se ngjarja ka të bëjë me nj vrasje.

Shpërndaje