E RËNDË/ Aksidentohet ambulanca, vdes pacienti…

Shpërndaje

Aksident me vdekje në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Një ambulancë e cila vinte nga Saranda, është përplasur me një automjet tip mercedez-benz, ku për pasojë ka humbur jetën pacienti, 62 vjeç, që po transportohej drejt Tiranës dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i autoambulancës një 55 vjeçar.

Në autoambulancë ndodheshin edhe 3 persona të tjerë, familjarë të pacientit.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të rëndë është bërë një parakalim i gabuar.

Ndërkohë policia ka dhënë informacionin paraprak dhe ka njoftuar se ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Shpërndaje