E papritur/ 63-vjeçari ndërron jetë pasi e lëpiu qeni

Shpërndaje

Një burrë nga Bremen në Gjermani ka gjetur vdekjen për shkak të një infeksioni vdekjeprurës.

63-vjeçari ishte i shëndetshëm, por u sëmur keq pasi e lëpiu qeni, njoftojnë mjekët.

Ai kaloi më shumë se dy javë në spital duke u munduar ti mbijetonte sëmundjes që i shkaktoi pneumoni, gengrenë dhe temperaturë deri 41 gradë celcius.

Ai ishte infektuar me “Capnocytophaga canimorsus”, një bakter që transmetohet nga kafshimet por mund të përhapet dhe me lëpirje.

Bakteri është aq i rrallë sa një studim në Hollandë tregoi se prek një në 1.5 milion njerëz. Por nëse infektohen, atëherë 28 në 31 persona gjejnë vdekjen.

Shpërndaje