E moshuara me probleme mendore largohet nga shtëpia, policia e gjen me dron

Një e moshuara në Gjirokastër ka humbur ditën e djeshme duke u larguar nga shtëpia e vajzës së saj.

74 vjeçarja është gjetur ditën e sotme nga policia falë inspektimit që kanë bërë me dron në malin e Hundkuqit.

Gjirokastër.

Largohet nga banesa e moshuara me probleme të shëndetit mendor, gjendet fal kërkimeve me dron nga ana e Policisë.

Mesditën e djeshme shtetasja V.F., 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, është  larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq, Gjirokastër.

Të afërmit e shtetases së mësipërme sapo kanë konstatuar mungesën e saj në banesë, kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit të marrë  për  largimin nga banesa të  shtetases V.F., kanë nisur kërkimet në terren  duke përdorur dronin e Policisë.

Ditën e sotme, nëpërmjet dronit është bërë lokalizimi dhe gjetja e  shtetases V.F., në pyllin e fshatit Hundkuq.

Familjarët e shtetases V.F, kanë falënderuar efektivat e Policisë për angazhimin dhe gjetjen e nënës së tyre.

#policianesherbimtekomunitetit