“E kam përzënë Ramën prej leckash”/ Berisha: Është frikacak, nëse sovrani ngrihet ja mbath si miu

Shpërndaje

Ish kryeministri Sali Berisha teksa ka kritikuar aktin ekstrem që mori opozita me djegien e mandateve, u shpreh kritik dhe ndaj “luftës” për rrëzimin e Edi Ramës.

Sipas Berishës, opozita duhet të ishte stacionuar në Bulevard, ndërsa theksoi se nëse shqiptarët duan të rrëzojnë Edi Ramën, duhet të përgatiten për persistencë.

“Qëllimi i opozitës ishte rrëzimi i Ramës, por opozita nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore që ekzistonte me mosbindjen civile që t’i jepte shkelmin Edi Ramës përfundimisht.

Arsyeja? Asnjë faktor ndërkombëtar nuk merrte përsipër të mbronte Ramën nëse opozita gjente rrugën e duhur të mosbindjes civile. Unë mendoj se opozita duhet të stacionohej në bulevardin Dëshmorët e Kombit ‘me të apo mbi të’ pa ndërprerje. Opozita kishin një strategji, por nuk realizoi dot fitoren.”

Por ndërsa ka ndërhyrë, Fevziu, duke i përmendur kryeministrin Rama, Berisha është revoltuar ndërsa  u shpreh: “Mos ma përmend më Edi Ramën. Edi Ramën e përzura unë prej leckash.

Shqiptarët nëse duan të rrëzojnë Edi Ramën, duhet të përgatiten për një persistencë, dhe ai ja mbathë si miu.

Ai është një burrë frikacak, dhe është i pari që ja mbath nëse sovrani ngrihet. Por ai ka zgjedhur të mos rrijë në zyrë.”, theksoi Berisha në “Opinion”.

Shpërndaje