E FUNDIT/ Ulet çmimi i naftës, sa lekë shkon litri, benzina shënon rritje…

Shpërndaje

Çmimi i naftës ka pësuar sërish ulje këtë mëngjes, kurse benzina ka shënuar rritje. Nga një vëzhgim në pikat e karburantit vërehet se nafta sot shitet me 231 lekë për litër, duke rënë me 6 lekë të tjera. Kurse benzina ka pësuar një rritje të lehtë. Ajo rritet me 1 lekë, duke u shitur në treg 212 lekë/ litër.

Megjithatë Bordi i Transparencës ende nuk ka publikuar çmimet e reja zyrtarisht. Në përditësimin e fundit të bërë më 29 mars, çmimet e naftës dhe gazit janë ulur lehtë. 1 litër naftë u tregtua për 237 lekë nga 245 lekë që ishte më parë. Për benzinën, çmimi u la 211 lekë për litër nga 218. Në përditësimin e fundit rritje shënoi edhe gazi, një litër e të cilit u la 116 lekë nga 110 lekë.

Sipas njoftimit të bordit, mbledhja e ardhshme pritej të ishte më datë 31.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. sot është data një prill dhe Bordi ende nuk ka marrë vendime të reja.

Shpërndaje