
Arkiva e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit është shpallur zyrtarisht pjesë e regjistrit ndërkombëtar “Memory of the World” nga UNESCO. Ky është një nga vlerësimet më të larta ndërkombëtare që i jepet një pasurie kulturore dhe historike.
Nga zemra e Shkodrës, arkiva fotografike e familjes Marubi, që ka përjetësuar historinë, jetën dhe shpirtin e shqiptarëve, njihet tashmë si një trashëgimi me rëndësi botërore.
Ky është një nderim jo vetëm për kontributin e Marubëve, themeluesit e fotografisë shqiptare, por edhe për vetë qytetin e Shkodrës, që për herë të parë bëhet pjesë e Kujtesës Botërore të UNESCO-s./RealitetiPost/