E FUNDIT/ Policia malaze sekuestron 54 kg kanabis në kufirin me Shqipërinë…

Policia kufitare malazeze parandaloi kontrabandën e mbi 50 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Malit të Zi në zonën e fshatit Traboin.

“Duke kryer patrullim dhe vëzhgim, punonjësit e policisë kufitare dje kanë shëtitur në shtigjet e këmbësorëve në drejtim të Traboinit dhe kanionit të lumit Cijevna, ku kanë gjetur dy thasë të hedhura me lëndë narkotike marihuanë”, njofton Drejtoria e Policisë.

Pas hetimeve u konstatua se rreth 54 kilogramë nga kjo lëndë narkotike u hodhën nga trafikantët.

Policia bën të ditur gjithashtu se për këtë rast është njoftuar edhe policia shqiptare. Është njoftuar edhe prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë./RealitetiPost/