E FUNDIT / Përfundon mbledhja e Këshillit Politik pa marrëveshje, Bylykbashi: PS nuk ka vullnet

Shpërndaje

Përfundon pa marrëveshje mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Pas mbledhjes në një komunikim me mediat, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha se Partia Socialiste nuk ishte e gatshme të binte dakord me propozimet e PD.

“Pas orësh përpjekje pavarësisht se opozita bëri propozimet e saj PS nuk ishte akoma e gatshme për të rënë dakord për çfarë diskutuam. Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarë. Ne jemi të gatshëm për të vijuar punën për të gjetur konsensusin dhe PS të gjejë vullnetin për të ardhur në një dakordësi”, tha Bylykbashi.

Shpërndaje