Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshon masën e sigurisë për mjekun kardiolog Edvin Prifti.
Nga “arrest me burg”, gjykata ka vendosur pezullimin e tij nga detyra.
Arrestimi i mjekut Edvin Prifti u bë me kërkesë të SPAK, pasi iu gjetën në banesë dhe zyrë një shumë e madhe parash, e cila sipas vetë kardiologut janë të ligjshme.
Emri i tij doli pas përgjimeve për rastin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha.
Sa i përket të arrestuarve të tjerë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.