Si asnjëherë më parë dera e partisë demokratike në Shkodër është mbyllur me zinxhirë dhe dry. Këtë fakt dhe ka denoncuar Ervin Gjini anëtar kryesie i PD dhe kryetar i shoqatës 14 janari.
Status i Ervin Gjinit në rrjetin social Facebook:
Dëshpërimi që ka kapluar pseudotolerantat dhe gjithëpërfshirësit Bashistë shprehet mirë në aksionin e mbylljes me zinxhirë të degës së PD-së Shkodër. I bëj thirrje kryetarit të degës z. Xhevdet Amuli të distancohet nga kjo lajthitje pasi dega nuk është pronë private. Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish kryetari dhe deputeti Lulzim Basha. Turp!