Një 87-vjeçar mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:27, në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim”, ku mjeti me drejtues shtetasin B.Ll ka aksidentuar tek vijat e bardha biçiklistin F.Rr., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.