Malësi e Madhe, Shkodër
Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të dy rasteve të dhunës në familje.
Vihet në pranga një 48-vjeçar të cilit iu sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak.
Në pranga edhe një 53-vjeçar, po për dhunë në familje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Malësinë e Madhe, falë reagimit në kohë, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti të dhunës në familje, duke arrestuar në flagrancë shtetasin B. K., 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe, i cili po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, një armë gjahu çifte dhe 252 fishekë, të cilat i mbante me leje.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për një tjetër rast të dhunës në familje, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. P., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në ngarkim të shtetasit B. K. dhe për veprën penale “Dhuna në familje” në ngarkim të shetasit F. P.