Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur këtë të dielë në mbledhjen e radhës që të lehtësojë disa prej masave kufizuese. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se ekspertët kanë vendosur që të zgjatet ora e lejuar për qarkullimin e qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Deri në këtë orë do të lejohet edhe aktiviteti i restoranteve dhe bareve.
“Do të mbeten në fuqi të gjitha masat dhe ora policore do të bëhet nga ora 22:00 e mbrëmjes deri nga ora 06:00 e mëngjesit”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.
Po ashtu duke pasur situatën në Britaninë e Madhe që është më e lehtësuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar që të hapen fluturimet me Britaninë.