Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku njoftoi se në bashkëpunim me ARRSH do të nisin ndërprerjen e ndriçimin në akset kombëtare për të kursyer energji.
“I kemi kërkuar ARRSH që të nis menjëherë nga puna për të bërë ndrëprerjet e ndriçimit në akset kombëtare. Do të ketë ndërprerje edhe në akset kombëtare në degëzim. Nuk do të prekim disa pjesë të akseve që cënojnë sigurinë rrugore. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë”, tha Balluku.
Ministrja tha po ashtu se u kanë kërkuar bashkive që pas orës 00:00 të ndërpresin ndriçimin e panevojshëm në institucionet e qytetit.