Komiteti Teknik ka vendosur që qytetarët të cilët vijnë në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut të karantinohen për një periudhë 2-javore. Ky rregull hyn në fuqi nga dita e nesërme.
“Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve duke u munduar që të parashikojmë faktorët që mund të ndikojnë në rritjen e tyre. Mosrespektimi sa duhet nga një pjesë e subjekteve politike mund të jetë faktor që mund të ndikojë në rritjen e numrit të infektimeve. Duke filluar nga nesër të vendoset qëndrimi në karantinë 2-javore për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia deri më 3 Maj të këtij të viti”, tha zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
Ndërkohë, për nxënësit e viteve të 1 dhe të 2 të gjiimnazeve u vendos që të rikthehen nëpër klasa dhe mësimi të mos zhvillohet online.
“Nxënësit e viteve të para dhe dyta të gjimnazeve të cilët kanë qenë në mësim online mund të fillojnë edhe mësimin”.