Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 53-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga pallati, dhe për pasojë ka vdekur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i policisë:Me datë 13.01.2022, në rrugën “Eduard Mano”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katër i pallatit ku banonte, shtetasi A. Xh., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.