E FUNDIT/ GJKKO dënon me 10 muaj burg ish-zv.ministren e Brendshme…

GJKKO ka dënuar me 10 muaj burg ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda për akuzën “korrupsion pasiv”. Bashkë me të, GJKKO ka dënuar me burg Majlinda Hasanin dhe Florida Beun, për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në total, për të reja, GJKKO ka dhënë 1 vit e tre muaj burg pas pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Deri më tani Voda është gjykuar nga GJKKO pasi ishte dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpiak”, kështu që pavarësisht vendimit të shkallës së parë, ajo nuk do të shkojë në qeli deri sa vendimi të marrë formën e prerë duke u konfirmuar edhe nga apeli pas ankimimit.

Hetimet

Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë një 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Flordia Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.

Si provë më të fortë, SPAK kishte në duar përgjimet telefonike të tyre, të cilat u morën në konsideratë nga GJKKO. Kjo aferë korruptive u zbulua gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi. Florinda Beu është motra e Emirjan Beut, i cili është arrestuar për rastin e korrupsionit të prokurorit.