Futbollisti shkodran, Eridon Qardaku trazoi opinionin sportiv javën e kaluar, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Mirëpo, pak orë më parë mesfushori shkodran i Bylisit ka marrë lajmin e shumëpritur.
Mësohet se ai ka bërë testin e dytë dhe ka rezultuar negativ. Gjithë ankthi për këtë situatë ka qetësuar lojtarin dhe jo vetëm.
Tashmë pritet që futbollisti të bëj edhe një tampon të tretë sipas rregullave, për të qenë më pas i sigurtë për shëndetin dhe të rikthehet në fushën e lojës.