E FUNDIT/ Falen taksat për biznesin e vogël, Rama: Do të dalin më të fortë nga pandemia 

Shpërndaje


Biznesi i vogël aministohet për këtë vit. Kryeministri Rama tha se nuk do të paguajnë asnjë taksë deri vitin tjetër.

Sa i takon biznesit të madh, për një pjesë do të shtyhen deri në fund të vitit.

Edi Rama: Të gjitha bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa deri në fund të këtij viti. E kemi thënë dhe po e përsëris. Për bizneset e mëdha, një pjese do ti shtyhen taksat përjashto ato që janë të përjashtuar si telekomunikacionet, bankat. Një pjese do ti shtyhet deri në fund të shtatorit dhe turizmit, fasonëve dhe call-centerave do ti shtyhen deri në 31 dhjetor. 

Këta do të fillojnë ti paguajnë në mënyrë proporcionale vitin e ardhshëm. Ndërsa bizneset e vogla do të falen të gjitha për këtë vit dhe nuk kanë punë fare, nuk ju kërkon njeri asgjë. Çfarë iku, iku.Të marrin veten plotësisht, me këtë mbështetje që po bëjmë, me hapjen që po bëjmë, me taksat që po falen nuk do të dalin keq, mbase do të dalin më mirë se të tjerët dhe e meritojnë se janë më të vegjël, më të dobët. Nuk ka asnjë problem.

Shpërndaje