Para pak minutave, policia e Shkodrës ka vënë në pranga disa persona, të dyshuar si personat që lëviznin të armatosur dhe me maska në Grudë të Re. Lajmi është konfirmuar për ShkodraWeb nga burime të policisë.
Për momentin, nuk jepen detaje por paraprakisht flitet për të rinj që janë arrestuar nga policia dhe do të pyeten lidhur me ngjarjen që ka mbajtur në ankth për rreth 1 javë fshatin e Grudës së Re.
Mbrëmjen e kaluar ShkodraWeb publikoi një mesazh të ardhur në redaksinë e saj, lidhur me denoncime për persona që lëvizin të armatosur, me maska, nuk lejojnë njeërzit të lëvizin pas orës 20.00 dhe ndalojnl makinat që qarkullojnë atje.
Forcate policisë prej një jave ndodhen në zonë, me synim identifikimin e këtij grupi. Pritet që në orët në vijim të ketë një reagim zyrtar të policisë së Shkodrës lidhur me këtë çeshtje.