Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 05.12.2021, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës, një automjet me drejtues shtetasin N. K., 59 vjeç, banues në Lezhë, ka përplasur shtetasin këmbësor F. L., 61 vjeç, banues në Stajkë, Vau i Dejës.
Shtetasi F. L., aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.