E FUNDIT/ 10 raste të reja me Covid 19 në Shkodër, tre prej tyre punonjëse të Apelit…

Shpërndaje

Dhjetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se 3 nga të infektuarit janë punonjëse në Gjykatën e Apelit në këtë qytet.

4 ditë më parë në Shkodër është infektuar me koronavirus një nga punonjëset, që duket se tashmë infeksionin e Covid 19 e ka kaluar dhe te koleget e saj. Ndërkohë rastet e tjera deri më tani dyshohet se janë familjarë dhe kontakte të rasteve të mëparshme.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 52 raste, duke e çuar  në 2 047 numrin e të infektuarve, mes të cilëve kanë humbur jetën 46 persona. /abcnews/

Shpërndaje