Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur të ndara nga njëra-tjetra pak minuta më parë në Laç.
Siç raporton gazetari Ahmet Zani për abcnews.al mësohet se një person ndërroi jetë nga një aksident në rrugë në aksin Milot-Mamurras, ndërsa dy persona janë plagosur pak kilometra më tej, në një tjetër ngjarje që nuk ka lidhje me aksidentin.
Plagosja ka ndodhur në një hotel të zonës, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.
Mësohet se njëri prej të plagosurve është Kreshnik Tusha, 21 vjeç.
Vijon…