E FUNDIT/ KQZ merr vendimin për mandatin e Zef Hilës pas verifikimeve të prokurorisë…

Shpërndaje

Zef Hila do të jetë deputet i koalicionit PD-AN në kuvendin e ardhshëm. Ditën e sotme KQZ ka vendosur të certifikojë listat e PD, pas gjetjeve në lidhje me figurën e Hilës, i cili ishte një nga kandidatët që u dërguan për verifikim të thelluar pasi nuk kishte deklaruar asnjë pikë në lidhje me të shkuarën e tij ligjore në formularin e vetëdeklarimit.

Në mbledhjen e sotme, sekretari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ylli Merkaj bëri publike përgjigjet që kanë ardhur nga tre institucione, drejtoria e Burgjeve, drejtoria e Gjendjes Civile dhe Prokuroria e Përgjithshme.

“Zef Hila ka depozituar në KQZ formularin e vetëdeklarimit ku nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me ndalimet nga ligji. Në përgjigje të shkresës së KQZ, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar ka një vendim të gjykatës së Shkodrës ku është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Drejtoria e Gjendjes Civile ka deklaruar se Hila nuk ka bërë ndryshim të gjeneraliteteve. Hila nuk pëfshihet në kushtet e ndalimit të nenit 2 apo për moszgjedhshmërinë. Për këtë arsye KQZ ka miratuar listën e PD-AN në 12 qarqet.

Duke qenë se prokuroria e përgjithshme pasi ka kryer verifikimet e nevojshme brenda vendit, referon se zoti Hila nuk është deklaruar fajtor për veprat penale dhe nuk ka indicie për dënim jashtë territorit të Shqipërisë”, u shpreh Merkaj.

Zef Hila ishte renditur i pesti në listat e PD-AN në qarkun e Shkodrës ku PD mori pikërisht 5 mandate. Vetë Hila arriti të sigurojë 5975 vota preferenciale.

Shpërndaje